Një zbulim i madh arkeologjik në zemër të Evropës

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e dy tempujve romakë dhe një gropë flijimi në Gjermani. Mbetjet e ndërtesave, të vendosura në vendin e një ish-kampi ushtarak romak të njohur si Haltern në Gjermaninë veriperëndimore, janë shembujt e parë të njohur të tempujve të gjetur në një vend ushtarak romak.

Gjatë gërmimeve, arkeologët zbuluan korniza balte të ndërtesave drejtkëndore. Hera e fundit që studiuesit eksploruan vendin ishte në vitin 1928, por gjetjet janë rivarrosur që atëherë për të ruajtur strukturën ekzistuese.

Tempujt binjakë dikur ishin pjesë e një kompleksi më të madh ndërtimi që ishte afërsisht 21,500 metra katrorë. Arkeologët fillimisht menduan se njëra prej ndërtesave ishte përdorur si një vend takimi ose “shkollë” për zyrtarët ushtarakë dhe më vonë si një punishte, bazuar në mjetet e gjetura në vend. Ata aktualisht nuk janë të sigurt për qëllimin e ndërtesës së dytë, raporton Live Science.

“Ndërtimet u bazuan në tempujt tipikë të bazamentit të madh prej guri që mund të gjendeshin në shumë qytete romake gjatë kohës së perandorit Augustus,” tha Bettina Tremmel, një arkeologe në Shoqatën Rajonale të Westphalia-Lippe (LWL) në Gjermani. Augusti, stërnipi dhe trashëgimtari i birësuar i Jul Cezarit, sundoi si perandori i parë i Perandorisë nga viti 31 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit Kr.

Midis dy strukturave, studiuesit gjetën një gropë flijimi të cekët, rrethore – një zbulim befasues, duke pasur parasysh se “ndërtimi i një varri brenda një vendbanimi ishte i ndaluar sipas ligjit romak“, sipas deklaratës. Deri më tani, asnjë mbetje njerëzore nuk është gjetur në vend.

“Në gjendjen tonë aktuale të kërkimit, dy tempuj të vegjël dhe një ndërtesë me një kamare dhe një gropë djegëse janë një grup unik ndërtimi brenda një kampi romak,” tha Michael Rind, drejtor i arkeologjisë në LWL. “Arkeologët e mëparshëm tashmë janë pyetur për funksionin e atyre ndërtesave.” /tesheshi.com/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights