Ikballe Huduti heq mbulesën live: “Jam shqiptare, nuk mbulohem më!”

​Në edicionin e kësaj jave të emisionit të njohur “Kojshia Show”, e ftuar ishte islamologja Ikballe Huduti, e cila ka ndarë detaje lidhur me vendimin e shtetit shqiptar për ta shpallur atë person “Non Grata”.

Sipas Hudutit, ky vendim ndaj saj është marrë vetëm për shkak të pjesëmarrjes së saj në disa protesta dhe nuk ka asnjë bazë tjetër.

​Gjatë bisedës në studio, ajo ka mohuar në mënyrë kategorike zërat dhe akuzat se mund të jetë agjente e ndonjë shteti të huaj, duke përmendur specifikisht Iranin apo Izraelin. Në një moment të papritur, Huduti ka ndalur rrjedhën e emisionit dhe ka hequr mbulesën para kamerave, duke deklaruar se është shqiptare dhe nuk do të mbulohet më.

​Për të ndjekur të gjithë rrëfimin dhe dinamikën e kësaj interviste, shikoni videon e plotë në linkun e mëposhtëm.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME