Alarm i kuq nga ESTOFEX: Kosova sot në ‘Nivelin 3’ – Alarm për breshër të madh, erëra të fuqishme dhe stuhi

Instituti Evropian eksprerimental për Parashikimin e Stuhive Estofex i cili bën parashimet gati çdo ditore për territorin e tërë Evropes ka treguar për një atmosferë jashtëzakonisht jo-stabile që potencialisht mund të ndodhë edhe sot në Republikën e Kosovës.

ESTOFEX (European Storm Forecast Experiment) i harton parashikimet e motit të ashpër duke kombinuar ekspertizën njerëzore me modelet numerike të motit. Procesi, në mënyrë të thjeshtuar, është ky:

Analizojnë modelet numerike si ECMWF, ICON, GFS, AROME dhe modele të tjera me rezolucion të lartë.
Vlerësojnë parametrat atmosferikë që favorizojnë stuhitë e forta, si:
CAPE (energjia e disponueshme për konvekcion),
Wind Shear (ndryshimi i erës me lartësinë),
Helicity (rrotullimi i ajrit),
Lifted Index,
Lagështia në nivelet e ulëta dhe të mesme,
Forcimi i fronteve, trough-eve dhe rrymës së sipërme (jet stream).
Analizojnë situatën sinoptike për të kuptuar ku do të krijohen kushtet më të favorshme për stuhi.
Meteorologët e ESTOFEX nuk mbështeten vetëm te modelet; ata i interpretojnë ato bazuar në përvojën e tyre dhe mund të korrigjojnë zonat e rrezikut kur mendojnë se modelet gabojnë.
Më pas publikojnë hartën e rrezikut me nivelet:
Level 1 – rrezik i kufizuar për mot të ashpër.
Level 2 – rrezik i konsiderueshëm për fenomene të forta (breshër i madh, erëra të fuqishme, tornado të izoluara).
Level 3 – situatë shumë e rrallë dhe me rrezik ekstrem për mot të ashpër.
Përveç hartës, ata publikojnë edhe një diskutim meteorologjik, ku shpjegojnë arsyet pse kanë vendosur secilin nivel rreziku dhe cilat fenomene presin (breshër, erëra shkatërruese, tornado, reshje intensive, etj.), raporton Meteo Ballkan, transmeton Periskopi.

Pra, Kosova sot me 21.07.2026 është vendosur në numrin 3 nivelin më të lartë të rrezikshmërisë që ndodhë jashtëzakonisht rrallë, prandaj rekomandohet kujdes i lartë sonte pasdite dhe në mbrëmje.

Me rrezikshmëri shumë të lartë është vendosur zona ajrore që nga një pjesë e Detit Adriatik në verilindje të Italisë, pastaj pjesa qendrore e Detit Adriatik, Dalmacia e Kroacisë, Mali i Zi, Jugu i Bosnjës dhe Hercegovinës veriu i Shqipërisë dhe Kosova.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME