Gjermania është më afër se çdo komb tjetër në histori drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës energjetike globale. Përmes përparimeve të fundit me reaktorin eksperimental Wendelstein 7-X, shkencëtarët gjermanë po diskutojnë hapur se prodhimi komercial i energjisë përmes fuzionit bërthamor – procesit që fuqizon Diellin – mund të jetë i arritshëm dhe i lidhur me rrjetin elektrik brenda vitit 2030.
Ky hap historik vjen pasi reaktori gjerman ka arritur nivele të larta të qëndrueshmërisë së plazmës, një sfidë teknologjike që projektet e tjera globale e kanë kërkuar pa sukses për dekada me radhë. Lidhja e këtij centrali me rrjetin elektrik pritet të eliminojë menjëherë mungesën e lëndës djegëse, emetimet e karbonit dhe pasigurinë e sistemeve aktuale energjetike.
Ndryshe nga centralet bërthamore të sotme që bazohen te fisioni (ndarja e atomit), fuzioni (bashkimi i atomeve) sjell avantazhe të jashtëzakonshme që përmbysin rregullat e ekonomisë dhe gjeopolitikës.
Fuqia e prodhuar është miliona herë më e lartë se çdo burim që përdoret sot, ndërsa burimi i saj kryesor vjen nga uji i thjeshtë i detit. Për më tepër, ky proces garanton mbetje dhe ndotje zero, pasi nuk prodhon emetime karboni apo mbetje radioaktive afatgjata; i vetmi nënprodukt është heliumi i pastër, një gaz plotësisht i parrezikshëm.
Megjithatë, përtej triumfit teknologjik, suksesi i këtij revolucioni përballët me pikëpyetje të mëdha mbi tranzicionin global në fazën finale. Shqetësimi kryesor i ekspertëve mbetet nëse industria e fuqishme e lëndëve djegëse fosile (nafta, gazi dhe qymyri) do të lejojë që ky ndryshim radikal i tregut të ndodhë pa rezistencë dhe pengesa të forta ekonomike./Korrespodenti
