Organizatorët e Olimpiadës së Parisit i kërkojnë falje besimtarëve të krishterëve për parodinë e Darkës së Fundit që u prezantua në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në lumin Sena.
Skena biblike që ngjallte pikturën e Leonardo da Vinçit “Darka e Fundit” me drag queens, një modele transgjinore dhe një këngëtare të krijuar si perëndia greke e verë shkaktoi zemërim mes katolikëve, grupeve të krishtera dhe politikanëve konservatorë në mbarë botën për të cilët ajo ishte një skenë talljeje.
Organizatorët sqarojnë se parodia e skenës biblike, kishte qëllim të rriste ndërgjegjësimin për absurditetin e dhunës midis qenieve njerëzore dhe kurrë për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar, tha zëdhënësja e Paris 2024 Anne Descamps.
Nga ana tjetër një numër rekord atletësh që konkurojnë në lojërat Olimpike janë shpallur hapur si pjesë LGBTQ+. Janë 191 atletë që thonë publikisht se janë homoseksualë, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë që po marrin pjesë në lojëra, sipas Outsports, një organizatë që përpilon një bazë të dhënash të olimpistëve. Shumica dërrmuese e sportistëve janë gra, raporton AP. Ky numër ka shfuqizuar rekordin e mëparshëm prej 186 atletësh të numëruar në Lojërat Olimpike të Tokios.