Ish-futbollisti spanjoll Jose Ignacio Peleteiro, i njohur më mirë si Jota (32-vjeç), u konvertua në fenë islame.
Këtë e ka bërë të ditur miku i tij nga Kuvajti, Faisal Buresli, në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Prisnin shumë nga ky futbollist spanjoll te Aston Villa kur e sollën në Birmingem. Ai luajti për Brentfordin dhe Birminghamin, si dhe për ekipin B të Real Madridit, përpara se të transferohej në Aston Villa, por luajti vetëm 16 ndeshje për klubin e famshëm dhe shënoi një gol.
Në vitin 2022, ai i dha fund karrierës së tij dhe investoi para në kompaninë e teknologjisë bujqësore Groinn.
Ish-mesfushori ofensiv është tashmë pronari i shumicës së aksioneve dhe kompania ka hyrë në një partneritet me qeverinë spanjolle, e cila, sipas parashikimeve, do të çojë në një rritje të vlerës së kompanisë në tre miliardë euro.
Jota Peleteiro se convierte al Islam: el cambio de vida que afecta a sus hijos en común con Jessica Bueno https://t.co/1laYF6DjAB
— Telecinco (@telecincoes) February 21, 2024
Jota kohët e fundit qëndroi në Kuvajt ku ishte i kënaqur me trajtimin, zakonet dhe traditat që pa në shtëpinë e mikut të tij Faisal, dhe përfundimisht vendosi të konvertohej në Islam.
“Allahu të mbushtë me mirësi dhe lumturi. Sa bekim i madh është të kthehesh te krijuesi yt një muaj para Ramazanit të shumëpritur. Mirë se erdhe në Islam o vëlla”, ishin fjalët e mikut të Jotës.
Jota dhe Faisal njihen prej 11 vitesh, kur u takuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u tërhoq nga bota e futbollit, ai filloi të vizitonte më shpesh mikun e tij në Kuvajt, gjë që përfundimisht rezultoi në marrëdhëniet e tyre biznesore, por edhe në vendimin për të pranuar Islamin.