Shkencëtarët: Mund të kemi një kurë për kancerin para vitit 2030!

Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pandemisë po studiohej edhe në fushën e trajtimeve antitumorale. Duke pasur parasysh suksesin e vaksinave kundër Covid, tani po flasim për aplikimet e mundshme të saj në trajtimin e melanomave, tumoreve të zorrëve dhe llojeve të tjera.

Në një intervistë çifti themelues i BioNTech, kompania që së bashku me Pfizer krijuan një nga vaksinat më të administruara kundër Covid-19 në botë diskutuan të ardhmen e teknologjisë mRNA dhe përdorimin e saj në një vaksinë kundër kancerit. ”Si shkencëtarë hezitojmë të themi se kemi një kurë për kancerin. Mund të kemi një vaksinë para vitit 2030”, deklaroi Özlem Türeci dhe bashkëshorti i saj Ugur Sahin.

Teknologjia e ARN-së së dërguar funksionon duke dërguar instruksione te qelizat për të prodhuar një antigjen. Sistemi imunitar është trajnuar për të njohur dhe synuar qelizat e sëmura për t’i shkatërruar ato. “Provat klinike po përparojnë por është thelbësore të jemi të kujdesshëm dhe të mos pretendojmë fitoren shumë shpejt. Ne kemi bërë një përparim dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, komenton Türeci.

Ndër vështirësitë e shumta, është fakti që qelizat kancerogjene që formojnë tumore mund të mbulohen nga lloje të ndryshme antigjenesh dhe kjo e bën shumë të ndërlikuar krijimin e një vaksine që mund të eliminojë të gjitha qelizat tumorale pa prekur ato të shëndetshme.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here