Në emisionin “Kojshia Show” ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, ku dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Shabani dhe Nuhi Tahiri, i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit live në studio, duke lënë pas çdo mosmarrëveshje të së kaluarës.
Akti i madh i faljes dhe pajtimit u arrit me kërkesë dhe iniciativë të pashoq të moderatorit Sadri Imeri, i cili u mbështet fuqishëm edhe nga ushtari i UÇK-së, Vesel Aruqi. E gjithë kësaj skene unifikuese i dha një peshë të veçantë morale dhe institucionale prania e Hysni Gucatit, kryetarit të OVL-UÇK-së.
Shtrëngimi i duarve mes dy ish-luftëtarëve u përjetua me emocione të forta nga paneli dhe publiku, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm se vlerat e bashkimit dhe paqes janë mbi çdo sfidë.
Për më tepër rreth këtij momenti prekës dhe bisedës në studio, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë.
