Alarm për brezat e rinj: 7 ushqime që rrisin rrezikun për kancer të zorrës së trashë

Një numër në rritje i të rinjve po diagnostikohen me kancer kolorektal, sëmundje që dikur prekte kryesisht të moshuarit. Ekspertët fajësojnë kryesisht stilin modern të jetesës dhe dietën jo të shëndetshme, me të dhëna alarmante sidomos për brezat Millennials dhe Gen Z.

Sipas Dr. Angad Dhillon, gastroenterolog, ky lloj kanceri lidhet ngushtë me mënyrën se si ushqehemi dhe faktorë të tjerë si: jeta sedentare, obeziteti abdominal, duhani dhe alkooli.

Këto janë 7 ushqimet që mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e këtij kanceri:

1. Mish i përpunuar – proshutë, sallam, salsiçe, bacon

2. Marrja e lartë e mishit të kuq

3. Ushqimet ultra të përpunuara

4. Ëmbëlsira dhe pije të sheqerosura

5. Ëmbëltues artificialë në sasi të lartë

6. Alkooli

7. Kafeina në tepricë.

Studimet tregojnë se rastet e diagnostikuara nën moshën 50 vjeç janë rritur me 3.6% çdo vit në një dekadë, një normë më e lartë se në shumicën e vendeve të botës, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë.

Për një zorrë të shëndetshme, mjekët rekomandojnë një dietë të pasur me fibra, drithëra të plota, fruta, perime dhe ushqime të fermentuara si kosi apo kefiri, që ndihmojnë në balancimin e mikrobiomës së zorrëve.

Simptoma që nuk duhen injoruar: humbje peshe e paqëllimshme, fryrje barku dhe dhimbje të vazhdueshme abdominale.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërgjegjësim, parandalim dhe kontrolle të herëshme, veçanërisht për të rinjtë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME