Tensioni dhe përplasjet në kryeqytet/ OKB kërkon uljen e tensioneve dhe respektimin e të drejtave themelore

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur thirrjen për dialog konstruktiv dhe uljen e tensioneve, në një kohë kur protestat në vend janë shoqëruar me përplasje dhe raportime për dhunë.

Në reagimin e saj, OKB thekson se aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.

Organizata nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së së drejtës për tubim paqësor dhe të lirisë së shtypit, duke kërkuar që këto të drejta themelore të respektohen dhe të garantohen.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mesazhit lidhet me veprimet e forcave të rendit, të cilat duhet të jenë në përputhje me parimin e proporcionalitetit. OKB thekson edhe domosdoshmërinë e garantimit të procesit të rregullt ligjor për çdo person.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME