Ndarja e Ukrainës hap “Kutinë e Pandorës”; ç’mund të ndodhë me Rusinë, Kinën dhe Turqinë

Shkruar nga *Michael Rubin
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Tump, Keith Kellogg thuhet se ka propozuar ndarjen e Ukrainës. “Mund të ketë një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi me Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishim një zonë ruse, franceze, britanike, një zonë amerikane”- tha ai për gazetën The Times të Londrës.

Kjo do të shpërblente pushtimin rus, dhe ndoshta do të inkurajonte presidentin rus Vladimir Putin të përsëriste të njëjtën gjë në Moldavi dhe Kazakistanin Verior, ashtu siç ka bërë më herët Gjeorgji dhe Ukrainë. Madje ai mund të përshpejtojë pushtimet e tij, nëse mendon se mund të mbështetet tek presidenti amerikan Trump dhe Kellogg për ta justifikuar agresionin në një mënyrë që tillë që nuk do ta bënin zakonisht presidentët e ardhshëm të SHBA-së.
Putini mund të ngrejë dolli për kompromisin e Kellogg, dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të futet si ndërmjetës në prapaskenë. Megjithatë, Rusia dhe Turqia mund të mallkojnë ditën kur pranuan çdo ndryshim në kufijtë e Ukrainës. Por edhe Kina dhe Nigeria.

Putin e justifikoi pushtimin rus të Ukrainës, pjesërisht me nevojën për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainën Lindore, për të cilët shumë zëra të Kremlin dhe ithtarët e tyre në Perëndim thanë se nuk donin të ishin pjesë e Ukrainës.
Gatishmëria e ukrainasve rusishtfolës për të luftuar dhe për të vdekur për vendin e tyre e mohoi këtë pretendim, ndërsa brutaliteti i forcave ruse i dha fund çdo simpatie të fshehtë që kishin disa ukrainas ndaj Moskës. Para shembjes së Bashkimit Sovjetik, shumë gra ruse u martuan me burra hebrenj, sidomos në Siberi.

Arsyet ishin të thjeshta dhe cinike: ata pinin më pak dhe i rrihnin më pak gratë e tyre se sa burrat rusë. Me eksodin e hebrenjve rusë në Izrael pas rënies së Bashkimit Sovjetik, gratë ruse në Siberi filluan të martoheshin me burra etnikë kinezë. Kur Putin të vdesë, Rusia do të përjetojë një boshllëk lidershipi, pasi ai ka burgosur ose ka vrarë çdo figurë kompetente që u bë popullore apo që mund ta sfidonte atë.

Kina e lakmon Siberinë, veçanërisht pas rritjes së numrit të kinezëve etnikë. Precedenti i Putinit krijon terrenin për një pushtim të ardhshëm të Siberisë. Ndërsa është gjithnjë e më interesuar për Arktikun, Kina mund të përdorë gjithashtu precedentin rus në Donetsk dhe Luhansk për të mbështetur pavarësinë për republikat nominale autonome ruse si Sakha.
Edhe Mongolia mund të pretendojë me të drejtë Tuva-n, një rajon historikisht mongol, të cilin sovjetikët e aneksuan pas Revolucionit Bolshevik. Edhe Kina mund të ndahet. Pas Rusisë, ajo është vendi më imperialist në botë. Lakmon jo vetëm Tajvanin, një komb ishull për të cilin edhe edhe Mao Ce Duni e pranoi se nuk ishte kinez, por kinezët vazhdojnë të mbajnë të pushtuar Tibetin dhe Turkestanin Lindor, ku secila prej tyre meriton të jetë e lirë.

Edhe Mongolia meriton zhbërjen e ndarjes artificiale, ku Kina pushtoi “Mongolinë e Brendshme”. Turqia mund të përballet me një ndarje edhe më të afërt. Kur të negociojë mosmarrëveshjet, filozofia e Trump dhe e të dërguarit të tij special Steven Witkoff është të nxisë diferencat.

Dhe kjo mund t’i japë fund Turqisë siç e njeh bota. Ndërsa Erdogan beson se mund t’i mposhtë kurdët ushtarakisht, ai është naiv ose budalla. As ai dhe as paraardhësit e tij nuk mundën t’i mposhtin kurdët më parë, ndaj ideja se mund ta bëjë këtë tani është një gënjeshtër.

Nëse Turqia pushton rajonet kurde të Sirisë – ose përdor për këtë përfaqësuesin e saj Ahmad Al-Sharaa – konflikti do të rindizet jo vetëm në Sirinë Verilindore, por edhe brenda vetë Turqisë. Kurdët nuk kanë ku të shkojnë tjetër ndaj do të luftojnë, jo vetëm në të gjithë Anadollin Juglindor, por edhe në rrugët e Stambollit.
Bombat do të shpërthenin dhe dronët do të fluturonin mbi lagjet e mbipopulluara të Stambollit për të goditur urat kryesore dhe zyrat shtetërore. Ekonomia e Turqisë do të hynte në kolaps dhe kryengritja do të jetë shumë e madhe se ajo e mesit të viteve 1980. Në rrethana të tilla, Trump ose Witkoff mund të ndërhyjnë dhe të sugjerojnë si zgjidhje ndarjen.

Edhe nëse Erdogan ose pasardhësit e tij nuk do ta pranojnë një propozim të tillë, ndarja e stilit të Ukrainës do të bëhet baza e re për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të krijuar Kurdistanin e pavarur me kryeqytetin e tij në Dijarbakir. Ndërsa Putin e quan Ukrainën një shtet artificial, Nigeria është vërtetë i tillë.

Ndërsa Trump shqetësohet pak për Afrikën – nuk ka emëruar ende një ndihmës sekretar të shtetit për kontinentin – ai mund ta përdorë precedentin e Ukrainës për t’iu qasur konflikteve në rritje si në Nigeri ashtu edhe në Kamerun. Në Nigeri, rajoni separatist i Biafras e shpalli pavarësinë e tij në dhjetor 2024, pavarësisht arrestimit nga Finlanda të udhëheqësit të mërguar, Simon Ekpa.

Kjo pasi presidenti finlandez Alexander Stubb u përpoq të forconte interesat tregtare të Helsinkit në kurriz të të krishterëve të Nigerisë dhe Igbo-ve etnikë. Edhe Kameruni përballet me luftën separatiste të Ambazonisë, pasi anglofonët u rebeluan pas dekadash dështimi të Kamerunit për të mbështetur federalizmin rajonal dhe gjuhësor mbi të cilin u ndërtua vendi.

Pra ajo që ndodh në Ukrainë, nuk do të mbetet vetëm, atje. Ndërsa Kellogg po merret me konfliktin në Ukrainë, strategjitë që po ndjek do të derdhin karburant mbi zjarret në të gjithë globin. Kjo nuk është gjithmonë një gjë e keqe: Rusia, Kina, Turqia dhe Nigeria e meritojnë ndarjen, por Trump duhet të kuptojnë forcat që ai dhe Kellogg po çlirojnë tani.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here