Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sot u takua me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, Milan Mojsilović.Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u zhvillua në Beograd, teksa palët patën “diskutim produktiv mbi një sërë çështjesh”.
“Takimi ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe, të cilat janë thelbësore për të ruajtur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, në dobi të stabilitetit rajonal” thuhet në njoftim.KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
