Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në Budva

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografinë “familjare” nga Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, por në fotografinë e shpërndarë prej tij nuk shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Mungesa e të dy liderëve në fotografinë e publikuar nga Rama bie në sy, sidomos në rastin e Kurtit, me të cilin kryeministri shqiptar nuk i ka më marrëdhëniet e mira.

Samiti i këtij viti po mbahet më 22 tetor në Miloçer, në Budva, nën organizimin e Malit të Zi, i cili këtë vit përmbyll kryesimin e Procesit të Berlinit.

Marrëdhëniet e ftohta Rama-Kurti

Mungesa e Kurtit në fotografinë e publikuar nga Rama vjen në një kohë kur raportet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin e dikurshëm. Përplasjet politike dhe dallimet në qasje kanë lënë gjurmë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Ndërkohë, së fundmi, figura të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dalë në mbështetje të protestave në Shqipëri, ku janë dëgjuar thirrje për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Kjo e shton dimensionin politik të raportit mes dy kryeministrave, në një kohë kur Rama përballet me protesta dhe kritika në vendin e tij, ndërsa Kurti dhe partia e tij kanë pasur qëndrime të ndryshme nga ato të kryeministrit shqiptar për zhvillimet politike në Shqipëri.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME