Aleksandër Vuçiç i ka dalë haptazi në mbrojtje Edi Ramës duke thënë se është nga asetet më të mëdha të Shqipërisë.
Por, Vuçiç thotë se Rama gaboi me protestuesit. U tregua shumë i butë me ta dhe nëse do të shkojë në zgjedhje tani e ka të vështirë t’i fitojë ato.“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka.
Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.
Në këtë kontekst, ish-presidenti serb ka paralajmëruar rrezikun e humbjes së zgjedhjeve për Ramën, ndërsa ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj tij përballë protestave.
