Çfarë po ndodh?/ Rama forcon shtetin policor, vijnë makina-burg të reja (Video)

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të shtypë me të gjitha format protestat që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

Ndonëse publikisht bën teatër duke vendosur karrige para kryeministrisë për të ofruar dialog, në krahun tjetër shton masat e represionit.

E nisi me 2500 eurot për çdo polic që do të angazhohej në protesta duke bërë që dhuna dhe ashpërsia e shpërndarjes së turmës të shkonte në nivele të papara.

Më pas mori me urgjencë nga Turqia automjete të hedhjes së ujit me presion. Pamjet e mbërritjes së tyre në Rinas i publikoi në rrjetet sociale deputeti demokrat Belind Këlliçi që tha se “është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën”.Këtë të enjte në redaksinë e lapsi.al ka mbërritur një video që tregon mbërritjen në vend të makinave të reja të burgut.

Me siguri do të thuhet se ato ishin porositur më herët, por ndoshta qeveria po përgatitet edhe për shoqërime masive të ndaluarish.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME