Irani mund të përballojë një bllokadë detare për muaj të tërë, paralajmëron një raport i inteligjencës amerikane.
Sipas analizës së CIA-s, Irani nuk do të ndjejë presion serioz ekonomik nga bllokada amerikane e porteve të tij deri në fund të verës, shkruan skynews.
Vlerësimi, i cili u publikua fillimisht nga The Washington Post, sugjeron se presioni amerikan ndaj Teheranit është i kufizuar në një kohë kur po vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.
SHBA vendosi më 13 prill një bllokadë detare ndaj porteve iraniane, pasi dështuan bisedimet mes dy vendeve për përfundimin e luftës, të cilat pasuan armëpushimin e 7 prillit.
Qëllimi i bllokadës ishte të ushtrohej presion mbi Iranin për të ndalur bllokimin efektiv të Ngushticës së Hormuzit.
Sulmet iraniane ndaj anijeve në këtë kalim detar kyç kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në ekonominë globale, duke kufizuar rrjedhën e naftës dhe lëndëve të tjera të para.
Uashingtoni tani po pret përgjigjen e Teheranit ndaj një propozimi amerikan që synon përfundimin formal të luftës.
