Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori dhe akademiku Naim Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi se Telaku sjell një eksperiencë të pasur akademike dhe profesionale, që i jep nder jo vetëm listës së PDK-së, por edhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve.
“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit.
Mirë se erdhe, profesor! Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së.
