Pas disa vitesh lidhjeje, shumë prej nesh ndihen rehat me partnerin/en dhe prioritetet e tjera mund të ndikojnë në kohën që kalojmë me ta. Sado të përpiqemi të krijojmë një barazpeshë, dekada kërkimore mbi sjelljen njerëzore sugjerojnë se është më e vështirë se sa duket.
Kohët e fundit, disa hulumtues provuam një qasje për t’i ndihmuar njerëzit të kenë më shumë momente me personin që duan. Ata u kërkuan pjesëmarrësve në studim që të shprehnin mirënjohje ndaj partnerit kur e ndjenin. Pse pikërisht mirënjohje? Sepse është një emocion që na kujton se çfarë na pëlqen te personi i zemrës.
Njerëzit në studim kuptuan se kishte shumë gjëra që partnerët e tyre kishin bërë për ta, për të cilat ndiheshin mirënjohës.
Eksperimenti zgjati 8 javë dhe hulumtuesit vunë re se funksionoi për 2/3 e pjesëmarrësve. Mirënjohja i afroi ata edhe më shumë fizikisht.
Me fjalë të tjera, në jetën e përditshme, çiftet vazhdimisht bëjnë gjëra për njëri-tjetrin që mund të vlerësohen. Mirënjohja na ndihmon të rizbulojmë gjëra që duam te partneri dhe të forcojmë marrëdhënien tonë në këtë proces.