Kryetari i Partisë Iniciativa Qytetare për Skenderajn, Sokol Halili, ka bërë deklarata të forta gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kojshia Show”, duke hedhur akuza të hapura me emra për tendere dhe vrasje të pasluftës.
Gjatë intervistës, Halili ka zbuluar një detaj tronditës, duke pretenduar se Qeveria Kurti posedon të gjitha videot nga shtëpia e terroristit Milan Radojiçiq, por nuk ka guxim t’i publikojë ato.
Sipas pretendimeve të tij, në këto pamje shfaqen komandantë të ndryshëm të UÇK-së duke festuar së bashku me të. Këto mbeten vetëm pretendime të bëra publike në një format televiziv, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë konfirmim zyrtar apo reagim institucional rreth tyre.
