Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Gjatë qëndresës te Kryeministria, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës dhe autobotëve me ujë, ndërsa policia u është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Sipas pamjeve nga terreni, në sfond dëgjohet gjithashtu policia, e cila u bën thirrje protestuesve të qëndrojnë larg akteve të dhunës dhe të mos krijojnë incidente, pasi, sipas saj, personat e dhunshëm janë identifikuar dhe do të përballen me masat ligjore.

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen jashtë godinës, së bashku me dy autobotë ujëhedhës, njëri prej të cilëve ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve.

Ndryshe nga protestat e ditëve të tjera, protesta e sotme, e cila ka hyrë në ditën e 19-të, është paraqitur kryesisht e qetë, ndërsa reshjet e shiut kanë sjellë edhe reduktimin e numrit të të rinjve.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME