Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Para ndeshjes Angli-Serbi npati një përleshje në rrugët e këtij qyteti gjerman.Në mediat sociale janë publikuar video, ku dyshohet se Danilo Vuçiq, djali i Aleksandar Vuçiq, përpiqet të nxitojë në një konflikt ende të pasqaruar, por është i rrethuar nga burra që nuk e lejojnë.
Dyshohet se ata janë pjesëtarë të “Kobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij, raportojnë mediat kroate.
Kërkoni produkte në foleja.com
Mediat kroate shkruajnë për përfshirjen e djalit të Vuçiqit në përplasjen e tifozëve: E mbrojtën “Kobrat”
Sport
Gazeta Express17/06/2024 10:31
Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Para ndeshjes Angli-Serbi npati një përleshje në rrugët e këtij qyteti gjerman.
Lexo Edhe:
Urologët janë në shok! Eliminon prostatitin për 2 netë
Urologët janë në shok! Do të shpëtojë nga prostatiti për 2 netë!
Në mediat sociale janë publikuar video, ku dyshohet se Danilo Vuçiq, djali i Aleksandar Vuçiq, përpiqet të nxitojë në një konflikt ende të pasqaruar, por është i rrethuar nga burra që nuk e lejojnë.
Dyshohet se ata janë pjesëtarë të “Kobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij, raportojnë mediat kroate.
Pothuajse të gjitha mediat e rajonit po shkruajnë për incidentin në Gjermani, kur tifozët serbë u përleshën me anglezët, e një nga aktorët ishte djali i Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq.
Ka pasur një përballje të ashpër në të cilën nuk ka pasur zgjedhje të një objekti që do t’i shkaktonte dëm kundërshtarit.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Danilo Vuçiq shihet duke tentuar të futet në konfliktin që po ndodh pak metra para tij, por ai është ndalur nga anëtarët e “Cobra” që ishin me të si sigurim për djali i presidentit.
Edhe një ditë pas ngjarjes, reagimet në rrjetet sociale nuk pushojnë.
“Djali i babit nxiton të zihet me tifozët e Anglisë, por Kobrat nuk e lejojnë! Si baba si bir”, thuhet në komentin e X.
Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë arrestuar më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit, njoftoi policia.
Një zëdhënës i policisë tha për AFP se kundër njërit prej tifozëve u ngrit padi për lëndime të rrezikshme trupore.
Hollësitë për natyrën e lëndimeve dhe për atë që ndodhi gjatë përleshjes, ende janë të paqarta, tha zëdhënësi.
Më herët, policia tha se u detyrua t’i ndajë tifozët anglezë dhe ata serbë, të cilët u përleshën mes vete para ndeshjes.
Anglia e mposhti 1:0 Serbinë në ndeshjen e tyre në Grupin C, falë golit të Jude Bellingham.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të zhvilluar më herët gjatë ditës, Danimarka dhe Sllovenia u ndanë baras 1:1.