29.1 C
Pristina
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Shtatë fjalimet e paharrueshme në historinë e çmimeve Oskar

Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar po mbahet sot dhe ndërsa të ftuarit janë të bukur se kurrë, shkruan CNN.

Le të kthejmë një vështrim prapa në disa nga fjalimet më të paharrueshme të Oscar-it në ceremoni gjatë dekadave të fundit.

Roberto Benigni, “Life is Beautiful” (1999)

Regjisori dhe aktori Roberto Benigni kërcen i emocionuar në shpinën e disa karrigeve pasi fitoi Oscarin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për “Life is Beautiful” në Oscars 1999.

Kur regjisori dhe aktori Roberto Benigni fitoi Oscarin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në 1999, ai u hodh lart, eci mbi karriget aty pranë, kapi dorën e Steven Spielberg gjatë ecjes pastaj, fjalë për fjalë, kërceu drejt skenës për të bërtitur: “Ky është një moment gëzimi!”

Leonardo DiCaprio, “The Revenant” (2016)

Leonardo DiCaprio pranon Oscarin për performancën e jashtëzakonshme nga një aktor në rolin kryesor në “The Revenant” në Academy Awards 2016.

Leonardo DiCaprio pasi Oscar në 2016 për interpretimin e tij të aktorit kryesor në “The Revenant”, përdori momentin e tij në qendër të vëmendjes për t’i nxitur njerëzit të punojnë së bashku për të trajtuar kërcënimin e ndryshimit të klimës.

“Unë ju falënderoj të gjithëve për këtë çmim të mrekullueshëm sonte. Le të mos e marrim këtë planet si të mirëqenë. Nuk e marr si të mirëqenë këtë mbrëmje”, theksoi DiCaprio.

Lupita Nyong’o, “12 Years a Slave” (2014)

Lupita Nyong’o morri çmimin për aktoren më të mirë për “12 Years a Slave” gjatë Oscars 2013.

Fjalimi i tij prekës përfundoi me një mesazh të fuqishëm.

“Kur e shikoj këtë statujë të artë, le të më kujtojë mua dhe çdo fëmije pa marrë parasysh se nga vijmë, ëndrrat tona janë të vlefshme”, theksoi ajo.

Michelle Yeoh, “Gjithçka kudo dhe gjithçka në të njëjtën kohë” (2023)

Në vitin 2023, Michelle Yeoh u bë gruaja e parë aziatike që fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë në rolin kryesor për interpretimin e saj.

Duke u ngjitur në skenë, Yeoh, atëherë 60 vjeç, tha me krenari: “Kjo është dëshmi se ëndrrat e mëdha bëhen realitet, dhe zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se keni kaluar kulmin”.

Ben Affleck dhe Matt Damon, “Will Hunting” (1997)

Ben Affleck dhe Matt Damon, fituan Oscarin për skenarin më të mirë origjinal me “Will Hunting” në 70th Academy Awards në 1998.

Ben Affleck dhe Matt Damon ishin të rinj në industrinë e filmit kur fituan një Oscar për shkrimin e “Good Will Hunting”. Në listën e tyre falënderuese ata përfshinë nënat e tyre, të cilat i kishin marrë me vehte në ceremoni.

Halle Berry, “Monster Ball” (2002)

Halle Berry morri Oskarin për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Monsters Ball” gjatë ndarjes së çmimeve të Oscar-it të 74-të në 2002.

Ky ishte një moment dhe Berry më shumë preku në fjalimin e saj në vitin 2002, kur ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi Oscarin për aktoren më të mirë. Duke e pranuar çmimin me lot, Berry pranoi rëndësinë historike të fitores së saj.

“Ky moment është shumë më i madh se unë. Ky moment është për Dorothy Dandridge, Lena Horne, Diahann Carroll. Është për çdo grua ”të zezë” pa fytyrë dhe pa emër, e cila tani ka mundësinë sepse kjo derë është hapur sonte”, theksoi Berry.

Robin Williams, “Will Hunting” (1998)

Kur Williams fitoi Oscarin për aktorin dytësor për interpretimin e tij në “Will Hunting”, komediani i ndjerë i shkëlqyer bëri shaka se ”rrallëherë i humbiste fjalët”.

“Ah, mik! Kjo mund të jetë e vetmja herë që mbetem pa fjalë,” tha Robins, përpara se të falënderonte Affleck dhe Damon.

Fjalimi i tij, i përshtatur në kohë dhe i mbushur me zemër dhe humor, përfundoi me një shaka të madhe.

“Dua të falënderoj babanë tim, atje lart, njeriun që kur i thashë se doja të bëhesha aktor, tha: “E mrekullueshme, unë kam vetëm një profesion, atë të saldimit,” kujtoi Williams.
“Faleminderit. Zoti ju bekoftë”, shtoi ai. /KultPlus

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights