Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësuese politike dhe aktiviste, të cilat kanë kërkuar hetim urgjent dhe përgjegjësi institucionale për rrethanat që i paraprinë vdekjes së saj.
U.d e kryetares së Partisë Demoratike të Kosovës, Vlora Çitaku, shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, asamblistja e Partisë Socialdemokrate (PSD) në Deçan dhe ish-kandidatja e kësaj partie për kryetare të komunës, Natyra Kuçi, ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj dhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani kanë reaguar publikisht pas rastit tragjik.
Çitaku ka shkruar se Arlinda është gruaja e tetë e vrarë këtë vit, duke shtuar se kush duhet të mbajë përgjegjësi.
“Tetë gra. Tetë jetë të humbura. Familje të shkatërruara. Dhe pyetja që nuk mund të shmanget: kush mban përgjegjësi?Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë.Kërkohen llogaridhënie dhe dorëheqje.
Nga ata që kishin detyrë ta mbronin Arlindën. Nga secili në zinxhirin e përgjegjësive, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen”, ka shkruar Çitaku.
