Gazetari i gazetës gjermane Frankfurter Allgemiene Zeitung, Michael Martens ka cituar një mik të tij serb për atmosferën e sotme në Serbi, ndërsa atje po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Martens thotë se do të ketë dalje të jashtëzakonshme në votime.
“Një mik i vjetër serb, i cili ishte aktiv me “Otpor” në vitin 2000, shkruan për atmosferën në Beograd: “Eufori. Të gjithë ata që njoh u nisën për të votuar në orën 7:00 të mëngjesit. Kafenetë pranë qendrave të votimit janë plot e përplot. Era e fitores ndihet në ajër”. Duket se pjesëmarrja në votime do të jetë e jashtëzakonshme”, shkroi ai në X.
An old Serbian friend, who was active with "Otpor" in the year 2000, writes about the atmosphere in Belgrade: "Euphoria. Everyone I know set off to vote at 7:00 a.m. The cafés next to the polling stations are packed. It smells of victory." Turnout, it seems, will be huge.
— Michael Martens (@Andric1961) October 25, 2026
