Agim Vinca: Po rrezikojmë të shuhemi, nuk ka më dashuri për shqiptarinë

Agim Vinca poet dhe studiues i letërsisë shqipe mendon se shqiptarët nga një popull ksenofob, që e cilësonte diçka të jashtme rrezik për vendin, tashmë është kthyer në një vend ksenomaniak, që e do të huajën më shumë se të vetën. Ky është një fenomen shumë i rrezikshëm, thotë profesori, që po zbeh identitetin e shqiptarëve.

“Unë mendoj se emri është shumë i rëndësishëm. Ky problem shtrihet jo vetëm te emrat personalë të fëmijëve, pasardhësve, por edhe te emrat e kafeneve. Po ju tregoj edhe një rast tjetër. Isha në një lokal shumë luksoz në stadiumin Air Albania.

Kur erdhi kamerieri, numëroi 10 lloje birrash edhe japoneze madje, por kur e pyeta për birrë shqiptare rrotulloi sytë. Jo tha, asnjë birrë shqiptare nuk kemi. E vetmja birrë që njoha ishte Heineken. Por si mundet një lokal në mes të Tiranës të mos ketë një birrë shqiptare?

Kjo tregon se jo vetëm që nuk e duam prodhimin tonë, por po dëmtojmë edhe ekonominë tonë. Dëmtojmë edhe imazhin. Sepse turistët e huaj kur vijnë në Shqipëri nuk duan Heineken, sepse atë e pinë në Gjermani, por duan birrë shqiptare.

Jua përmenda këto shembuj për të provuar në një farë mënyrë tezën time, se shqiptarët nga një popull ksenofob, të mbyllur ndaj gjërave të huaja të cilat i quanin rrezik për vendin, tani, janë kthyer në një popull ksenomaniak, që e duan të huajën më shumë se të vetën. Dukuri të tilla e zbehin imazhin dhe identitetin e shqiptarëve si komb.

Nuk veprojnë kështu të tjerët. Ne si gazetarë, studiues, shqiptarë, si njerëz kemi për detyrë ta afrimojmë gjuhën tonë, identitetin tonë, t’i tregojmë botës kulturat tona. Dhe jo të kemi kompleksin e inferioritetit.”,- u shpreh profesor Vinca në një intevistë për Dritare TV/KultPlus.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights