5.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Tentuan të grabisin një femër, ajo u doli “hundëleshe”

Përpjekja e dy të rinjve për të grabitur një femër që ecte e shkujdesur në një rrugë në Buenos Aires, Argjentinë, mori një kthesë të papritur pasi objektivi i tyre rezultoi se ishte një oficere policie jashtë shërbimit, ama me armë në brez.

Siç shihet në videon e kamerës së sigurisë, dy grabitësit në një motoçikletë iu afruan asaj, me njërin prej tyre duke tentuar t’i rrëmbente çantën.

Por instikti profesional i shënjestrës ka bërë ajo që ajo të reagojë menjëherë pas shikimit të tyre. Kësisoj, nxjerr armën dhe qëllon gjithsej tre herë drejt dy të rinjve.

Disa orë pas përpjekjes së tyre të dështuar, dy të rinjtë u arrestuan teksa u larguan në spital për të trajtuar plagët e shkaktuara nga të shtënat e asaj që iu doli, siç thuhet në gjuhën e shqiptarëve, hundëleshe. /tesheshi.com/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here