Shkencëtarët: E diela e 21 korrikut, dita më e nxehtë në histori

E diela e vikendit të kaluar, ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi për Ndryshime Klimatike “Copernicus” i Bashkimit Evropian.

Bazuar në të dhënat e tyre, më 21 korrik, temperatura mesatare globale ditore ishte 17.09℃ (63℉), duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 17.08℃ në të njëjtin muaj të vitit 2023.

“Tronditëse është se sa shumë ka diferencë mes temperaturave 13 muajt e fundit me rekordet e mëhershme të temperaturës. Tani me të vërtetë jemi në territor të paeksploruar – dhe ndërsa klima vazhdon të ngrohet, ne do të shohim rekorde që thyhen në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë drejtori i “Copernicus”, Carlo Buontempo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here