Shkenca e vdekjes dhe misteri i “Pacientes Një”

Hulumtimi i ri për vdekjen e trurit tregon se vija mes jetës dhe vdekjes mund të jetë edhe më e hollë sesa mendohej më parë, shkruan The Guardian.

Pacientja Një qe 24 vjeçare dhe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur iu ndal pajisja që e mbante në jetë. Ishte viti 2014. Pak vjet më herët, ishte diagnostikuar me sëmundje që shkaktonte çrregullimin e të rrahurave të zemrës dhe gjatë dy shtatzënive të mëparshme ajo kishte marramendje dhe plogështi. Katër javë pas shtatzënisë së tretë, ajo ra përtokë në shtëpi. Nëna e saj, e cila ishte me të, telefonoi ndihmën e shpejtë. Deri në kohën kur arriti ekipi emergjent, Pacientja Një ishte pandjenja për më shumë se 10 minuta. Doktorët zbuluan se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Edhe pse u dërgua në spital, u konfirmua se nuk mund të trajtohej dhe Pacientja Një u dërgua në departamentin e emergjencave në Universitetin e Michiganit. Doktorët përdorën defibrilator in para se t’ia kthenin “tak-taket” e zemrës. Ajo u vendos në ventilator dhe u transferua në njësinë e kujdesit neurointensiv. Doktorët vazhdimisht monitoruan aktivitetin e trurit. Ajo nuk reagonte ndaj stimulit të jashtëm dhe truri i saj ishte ënjtur fort.

Pasi qëndroi në koma të thellë për tre ditë, familja e saj vendosi se më e mira ishte që të ndalej pajisja që e mbante në jetë. Fiks në këtë moment – kur oksigjeni i saj u ndal dhe infermieret nxorën nga fyti i saj tubin për frymëmarrje – Pacientja Një u bë një prej rasteve më intriguese shkencore në historinë e re.

Përvoja të vdekjes

Për disa vjet, Jimo Borjigin, profesoreshë e neurologjisë në Universitetin e Michiganit, bëhej fort kurioze nga pyetja se çfarë ndodhë me ne kur të vdesim. Kishte dëgjuar përvojat e të mbijetuarve të sulmeve në zemër, të cilët kishin rrëfyer për udhëtime të jashtëzakonshme fizike para se të ktheheshin në jetë.

Shpesh, këta njerëz kanë rrëfyer se si kanë dalë nga trupi i tyre dhe kanë udhëtuar drejt burimit të pashtershëm të dritës. Nga ky burim ata janë përshëndetur nga familjarët që kishin vdekur më parë. Të tjerët kanë folur se si e kanë kuptuar më mirë jetën ose se si janë takuar me jonjerëzoren. Borjigin nuk besonte se këto rrëfime ishin të vërteta – nuk i shkonte ndërmend se shpirti i të gjallëve mund të udhëtonte drejt një bote të mëpastajme – por dyshonte se diçka e vërtetë ndodhte te truri i këtyre pacientëve.

Në laborator ajo kishte zbuluar se minjtë i nënshtrohen një stuhie dramatike të shumë neurotransmetuesve, përfshirë serotoninën dhe dopaminën, pasi zemrat e tyre ndalen dhe truri humbet oksigjenin. Ajo pyeste veten nëse përvojat e njerëzve me momentet e vdekjes mund të buronin nga një fenomen i ngjashëm dhe nëse po ndodhte edhe te njerëzit që nuk mund të ktheheshin në jetë.

Momenti i vdekjes është fushë shumë e rëndësishme studimit – tek e fundit të gjithë e bëjmë – aq sa Borjigin është e mendimit se shkencëtarët e tjerë tashmë e kanë zhvilluar një kuptim të plotë të asaj që ndodh me trurin gjatë procesit të vdekjes. Por kur kërkoi në literaturën shkencore, gjeti pothuajse asgjë. “Të vdesësh është një pjesë kaq thelbësore e jetës”, thotë ajo. “Ama, ne nuk dinim pothuajse asgjë rreth vdekjes së trurit”. Kështu, e sosi që të kthehej dhe të zbulonte se çfarë ndodhte brenda trurit të njerëzve që kishin vdekur në njësinë e neurointensivës në Universitetin e Michiganit. Në mesin e të vdekurve ishte edhe Pacientja Një.

Në kohën kur Borjigin nisi studimin për Pacienten Një, të kuptuarit shkencor për vdekjen ishte në ngërç. Që prej viteve ’60, përparimet në reanimacion kishin ndihmuar në kthimin në jetë të mijëra personave që pa këtë proces do të mund të kishin vdekur. Rreth 10 ose 20 për qind e këtyre njerëzve u kthyen në jetë me rrëfime për momentet e vdekjes. Shumica thoshin se kishin ndier shpirtin duke u larguar nga trupi i tyre. Një pjesë e këtyre pacientëve madje pretenduan se nga lart kishin parë mjekët teksa po i ringjallnin. Sipas disa studimeve ndërkombëtare, një në dhjetë persona pretendon se ka pasur përvojë me momentet e vdekjes që përfshijnë edhe sulmin ne zemër. Kjo i bie se diku 800 milion shpirtra në krejt botën kanë prekur me gishtin e këmbës jetën e përtejme.

Sado të pabesueshme që dukeshin këto përvoja me momentet e vdekjes, disa prej tyre ishin aq të qëndrueshme sa shkencëtarët nisën të besonin se kishte të vërtetë në to: ndoshta njerëzit njëmend kishin mendje ose shpirtra që ekzistonin ndaras nga trupi i tyre i gjallë. Në vitet ’70 një grup kardiologësh, psikiatërsh, sociologësh dhe psikologësh nga SHBA-ja dhe Evropa nisën të studionin nëse përvojat e momenteve të vdekjes mund të vërtetojnë se vdekja nuk është fundi i qenies dhe se vetëdija mund të ekzistojë e pavarur nga truri. Kështu, lindi fusha e studimeve të momenteve të vdekjes, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ishte viti 2015 kur Borjigin bashkë me disa kolegë, analizuan të dhënat e aktivitetit elektrik në trurin e Pacientes Një në momentin kur asaj iu ndal aparati që e mbante në jetë. Ajo që zbuluan ishte krejt e papritur dhe ka potencial për të rishkruar krejt ato që janë mësuar për kuptimin e vdekjes.

“Ajo që zbuluam ishte maja e ajsbergut të madh. Ajo që është nën sipërfaqe përmban informacione se si zhvillohet vdekja. Sepse diçka ndodh në tru që është e pakuptimtë”, thotë Borjigin.

Spiritualistët dhe parapsikologët kanë të drejtë të këmbëngulin se diçka thellësisht e çuditshme po ndodh me njerëzit kur ata vdesin, por ata e kanë gabim kur supozojnë se kjo po ndodh në jetën tjetër dhe jo në këtë. Të paktën, kjo është nënkuptimi i asaj që gjeti Jimo Borjigin kur hetoi rastin e Pacientit Një.

Momenti i vdekjes

Në momentet pasi Pacientes Një iu hoq oksigjeni, pati rritje të aktivitetit në trurin e saj që po vdiste. Zonat që kishin qenë pothuajse të heshtura ndërsa ajo ishte në aparaturë, papritur u përplasën me sinjale elektrike me frekuencë të lartë të quajtur valë gama. Në veçanti, pjesët e trurit që shkencëtarët i konsiderojnë “zonë të nxehtë” për vetëdijen u bënë të gjalla në mënyrë dramatike. Në një pjesë, sinjalet mbetën të dallueshme për më shumë se gjashtë minuta. Në një tjetër, ato ishin 11 deri në 12 herë më të larta se sa kishin qenë përpara se të hiqej ventilatori i Pacientes Një.

“Teksa ajo vdiste, truri i Pacientes Një funksiononte me shpejtësi”, thotë Borjigin. Për rreth dy minuta pasi i ishte ndërprerë oksigjeni, pati sinkronizim intensiv të valëve të trurit të saj, gjendje e lidhur me shumë funksione njohëse, duke përfshirë vëmendjen dhe kujtesën e shtuar. Sinkronizimi u zbut për rreth 18 sekonda, më pas u intensifikua përsëri për më shumë se katër minuta. U zbeh për një minutë, pastaj u kthye për herë të tretë.

Në të njëjtat periudha të vdekjes, pjesë të ndryshme të trurit të Pacientes Një ishin papritur në komunikim të ngushtë me njëra-tjetrën. Lidhjet më intensive filluan menjëherë pasi ndaloi oksigjeni dhe zgjatën për gati katër minuta. Kishte një shpërthim tjetër lidhjeje më shumë se pesë minuta e 20 sekonda pasi asaj iu ndal aparati që e mbante gjallë. Në veçanti, zonat e trurit të saj të lidhura me përpunimin e përvojës së vetëdijshme – zona që janë aktive kur lëvizim nëpër botën e gjallë dhe kur kemi ëndrra të gjalla – po komunikonin me ato të përfshira në formimin e kujtesës. Kështu ishin pjesë të trurit të lidhura me ndjeshmërinë. Edhe kur ajo rrëshqiti në mënyrë të pakthyeshme më thellë në vdekje, diçka që dukej çuditërisht sikur jeta po ndodhte për disa minuta në trurin e Pacientes Një.

Por ka diçka që i bën bashkë shumë prej këtyre njerëzve – fizikantët, parapsikologët, spiritualistët. Është shpresa që duke kapërcyer kufijtë aktualë të shkencës dhe të trupit tonë, ne do të arrijmë jo një kuptim më të thellë të vdekjes, por një përvojë më të gjatë dhe më të thellë të jetës. Kjo, ndoshta, është tërheqja e vërtetë e përvojës afër vdekjes: ajo na tregon se çfarë është e mundur jo në botën tjetër, por në këtë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here