Analisti: LDK po humb fuqi, as zgjedhje as bashkëqeverisje – radhën e ka PDK

Analisti politik Zejnullah Jakupi ka kritikuar LDK-në duke thënë se ajo po kalon në një fazë të re të “gjeneratës së dytë të elitës politike”, por sipas tij po vazhdon të luajë rol të dobët në skenën politike.

Ai u shpreh se LDK nuk po arrin të fitojë zgjedhje dhe po tkurret vazhdimisht, duke shtuar se nuk pranon bashkëqeverisje, nuk kërkon postin e presidentit dhe madje nuk merr pjesë as në votime.

“LDK-ja, që nga fillimi, po hyn gati në gjeneratën e dytë të elitës politike dhe po e luan sërish rolin e robit të nënshtruar. As nuk i fiton zgjedhjet — vetëm tkurret — dhe as nuk pranon bashkëqeverisje, nuk kërkon postin e presidentit madje as nuk rri në sallë së paku për të votuar presidentin. 🫣🤔

Tani e ka radhën PDK-ja që ta tregojë veten”, shkruan ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME