Kreu i SPAK takime me FBI dhe DEA, bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të hënë ka zhvilluar takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, FBI-në dhe DEA-n. Braho ishte i shoqëruar edhe drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko.

Përmes një postimi në “Facebook”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

“Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe #OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, #ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, shkruhet në postim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME