Shoqëria që nuk shqetësohet për zhvillimin e saj, mbetet skllave e kryeministrit të vet!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Shoqëria që nuk interesohet me vrull shpirtëror për zhvillimin e saj, sigurisht që vjen e pushtohet nga kryeministri parazit që nuk i gëzohet fare zhvillimit kombëtar; por vetëm pushtetit te tij që i ushqen delirin e tij të vjetër, i cili e shtyn drejt pushtetit.Në çdo shoqëri tek e cila nuk vijon më zhvillimi i saj, kryeministri që drejton, ose jep dorëheqjen, ose përfundon në një diktator.

Po a ka një proces sot në Shqipëri, i cili po e shtyn zhvillimin shoqëror përpara?Jo, sot në Shqipëri ka një ngecje në vend.Po kryeministri Edi Rama çfarë po bën?

Asgjë.

Sepse edhe ai ka ngecur në vend, madje duhet ta theksojmë se është pikërisht ngecja ne vend e Edi Ramës që ka sjellë edhe staniacionin e zhvillimit në Shqipëri, domethënë ngecjen në vend.

Atëherë?Asgjë, sepse, shoqëria që nuk shqetësohet për zhvillimin e saj, është dhe mbetet gjatë “skllave e kryeministrit të vet”.

Atëherë?

Asgjë nuk po ndodh, por sot ne kemi një pushtet parazit të kryeministrit të sotëm Edi Rama.

Atëherë?

Shoqëria që nuk interesohet me vrull shpirtëror për zhvillimin e saj, sigurisht që vjen e pushtohet nga kryeministri parazit që nuk i gëzohet fare zhvillimit kombëtar; por vetëm pushtetit te tij që i ushqen delirin e tij të vjetër, i cili e shtyn drejt pushtetit.Po shoqëria shqiptare?

Ajo nuk fiton asgjë, me përjashtim për të emigruar drejt Bashkimit Evropian në rangun e emigrantit ekonomik

Dhe kjo?Sigurisht qe i shërben kryeministrit Edi Rama që nuk di dhe nuk do të interesohet për zhvillimin kombëtar.

Pse?

Sepse siç duket këtë po ia kërkon Edi Ramës Franca, e cila duket se është padronia e tij.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME