Çfarë ndodh me fëmijën që bullizohet? Psikologia tregon pasojat tronditëse!

Në një paraqitje për platformën “Inteligjenca n’3D”, psikologia Pranvera Jetishi – Çollaku paralajmëron për pasojat serioze që bullizmi mund të shkaktojë te individët, veçanërisht te fëmijët dhe adoleshentët. Ajo shpalos shenjat që duhen vërejtur dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme për të parandaluar dëmet afatgjata.

Sipas Jetishit, bullizmi nuk është vetëm një përjetim i përkohshëm emocional – ai lë pasoja të thella psikologjike. Viktimat shpesh ndihen të izoluara, pa vetëbesim dhe të paafta për të përballuar situatat problemore në jetën e përditshme.

“Personat që janë pre e bullizimit mund të përjetojnë një simptomatologji si: Distancimi nga të tjerët, ndjenja e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të ulët, frikë, pasiguri, mosmundësi të zgjidhjes së situatave problemore, shenja të shqetësimeve të vazhdueshme: ankthit, depresionit, deri te mendimet negative dhe vetëlëndimi”, shpjegon Jetishi – Çollaku.

Këto pasoja mund të ndikojnë drejtpërdrejt në performancën shkollore, marrëdhëniet familjare dhe zhvillimin social të të rinjve. Prindërit, mësuesit dhe vetë institucionet duhet të jenë vigjilentë ndaj shenjave të bullizmit dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për mbështetjen e viktimave dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Deklaratën e plotë të psikologes Pranvera Jetishi – Çollaku në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here