Deklarata e fortë e Dardan Krasniqit: Edhe në Kuvend ka deputetë me vëllezër “dëshmorë të rremë”

Ish-kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Krasniqi, ka deklaruar gjatë emisionit “Kojshia Show” se në Kuvendin e Kosovës ka deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë vëllezër të regjistruar rrejshëm si dëshmorë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një debati të ashpër për çështjen e veteranëve dhe dëshmorëve të rremë.

​Në përballjen direkte me ish-snajperistin Musa Smajli, Krasniqi ngriti akuza për manipulime me listat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, duke pretenduar se kjo dukuri prek edhe figura politike aktuale që gëzojnë mandat në parlament. Diskutimi solli tensione të shumta rreth verifikimit të statusit të atyre që pretendojnë se i përkasin periudhës së luftës.

​Dardan Krasniqi, i cili në publik njihet edhe si kunati i Albulena Haxhiut, ka qenë më parë pjesë e garës zgjedhore nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tema e fryrjes së listave të veteranëve dhe dëshmorëve mbetet prej vitesh një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të debatuara në skenën politike e shoqërore në Kosovë.

Shikpjeni videon e plotë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME