Një numër i madh personalitetesh të larta shtetërore pritet të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.Në mesin e të pranishmëve janë kryeministri , Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Po ashtu edhe Emilija Rexhepi nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Në ceremoninë solemne po marrin pjesë edhe ministri dhe personalitete të tjera.
Inaugurimi i Presidentes Justina Shiroka-Pula po zhvillohet sot në oborrin e Presidencës, duke filluar nga ora 15:00. Ajo u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur mbrëmjen e 6 tetorit.
