Historiani Durim Abdullahu, në një intervistë në emisionin A LIVE Në ATV, tha se shumica e e njerëzve, në masë të madhe, ajo që dinë për 28 Nëntorin, është e dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”.
Sipas tij, një pjesë e asaj çka përmban ky film, nuk ka të bëjë me realitetin.
“Ndërrojnë brezat edhe sigurisht që duhet me u rifreskua edhe me u mirëmbajt ajo çfarë na dimë kryesisht për historinë, sidomos për data kaq të veçanta siç është 28 Nëntori që është në thelb dita e jonë kombëtare. Realisht, sa i takon kësaj, kam përshtypje që ende shumica e njerëzve, në masë të madhe, ajo çfarë dinë për 28 Nëntorin dhe ngjarjet që çuan në krijimin e shtetit shqiptar në 1912, është shumë i dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”, i cili fundja është një film artistik, nuk është film dokumentar, dhe një pjesë e mirë të asaj çka përmban filmi në vetvete, sigurisht që nuk përkon krejt me realitetin historik. Është njëfarë sfide që duhet t’i tejkalosh disa bindje ose steriotipe që i ka kriju filmi sa i takon 28 Nëntorit”, tha Abdullahu. /atvlive.tv