12.6 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

TikTok dhe Meta sfidojnë rregullat e reja të Evropës që “godasin” gjigantët dixhitalë

TikTok dhe pronari i Facebook, Meta, po i sfidojnë rregullat e reja të Bashkimit Evropian, të krijuara për të kundërshtuar dominimin e gjigantëve dixhitalë.

Mediat raportojnë se sipas Bashkimit Evropian, këto rregulla janë krijuar me arsyen se konkurrenca në internet do jetë më e drejtë, duke u dhënë konsumatorëve më shumë zgjedhje.

TikTok në një postim tha se po etiketohet si “portier”, për faktin se po luan rolin e një konkurrenti dominues të mediave sociale, duke i sfiduar aplikacionet tjera.

Rregullat e reja nga Bashkimi Evropian, të njohura si Akti i tregjeve dixhitale, do të hyjnë në fuqi deri në mars, e do të përmbajnë një listë me gjëra që duhen bërë dhe nuk duhen bërë nga kompanitë e mëdha teknologjike, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet në media, “portier” u etiketuan edhe Amazon, Apple, Google dhe Microsoft, për faktin se ofrojnë 22 shërbime të ndryshme si Google, Safari, Whatsapp, Google Maps, të cilat veprojnë si porta hyrëse mes konsumatorëve dhe bizneseve.

Ndryshe, vënë në pah mediat, Meta nuk po e kundërshton Komisionin Evropian shkaku i etiketimit si “portier”.

Përkundrazi Meta tha se do vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian, që të arrijnë në një marrëveshje e cila do jetë e pranueshme nga të dyja palët. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here