Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në këtë muaj ai besimtarëve u uroi shëndet dhe lumturi.
Ky është postimi i të parit të futbollit kosovar:
✨ Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit!
Le të jetë ky muaj i mbushur me respekt, mirësjellje, devotshmëri, solidaritet dhe pasqyrim të vlerave të mira.
Ju uroj të gjithëve një Ramazan të mbarë dhe të begatë, me shëndet, lumturi dhe sukses në të gjitha sferat e jetës.
Agjërim të lehtë dhe Zoti ua pranoftë veprat e mira!🌙 🤲