Hashim Thaçi i relaksuar dhe i buzëqeshur përballë prokurorit që kërkoi nga Gjykata që ta dënoi me 6 vite burgim “për pengim drejtësie”

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Në këtë seancë të sotme gjyqësore, vetëm Hashim Thaci ishte i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Në deklaratën përmbyllëse, Prokurori i Specializuar Joshua Hafetz, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim që përputhet me ligjin dhe provat përkatëse dhe faktet.

“Fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe faktorëve që merren bazë për dënimin, Prokuroria ju kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar. Për të gjitha pikat e aktakuzës, bazuar në peshën e rëndë të veprova penale dhe fajësinë në këtë rast, prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar: Për Hajredin Kuçin 9 muaj burg, për Fazliun 3 vjet , për z.Kilaj 3 vjet burg, Smakaj 3 vjet burgim dhe për z.Thaçin 6 vjet burgim”,deklaroi Prokurori.

Derisa prokurori Hafetz po e lexonte deklarimin e tij të fundit dhe kërkesën që pati drejtuar gjykatës, ish-presidenti Hashim Thaçi dukej krejtësisht i relaksuar dhe buzëqeshte në vazhdimësi me mënyrën se si prokurori deklarohej mbi çështjen për të cilën ngarkohet si i akuzuar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME