Prapa aktakuzës së Prokurorisë së Kosovës dhe dosjes së publikuar për financimin e xhamive nga Serbia, e cila ndërlidhet me Fatmir Shehollin, qëndron një prapavijë e madhe. Kjo është deklaruar nga doktori i shkencave islame, hoxhë Mustafa Bajrami, gjatë një interviste në emisionin “Kojshia Show”.
I pyetur nga moderatori Sadri Imeri lidhur me dokumentet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë, Bajrami theksoi se kjo çështje tejkalon pretendimet e thjeshta financiare. Sipas tij, zhvillimet e fundit shpërfaqin synime më të thella strategjike që prekin sigurinë dhe narrativën rreth objekteve fetare në Kosovë.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës lidhur me dyshimet për rrjedhën e fondeve dhe ndikimin e mundshëm të strukturave serbe në bashkësinë fetare.
Deklaratën e plotë dhe analizën e hoxhë Mustafa Bajramit në “Kojshia Show” mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
