Për nder të Festave të Nëntorit, moderatori i njohur Sadri Imeri ka nisur një transmetim special me një format të ri emisioni të titulluar “Oda e Pajtimit”.
Mirëpo, edicioni i parë ka marrë një kthesë të papritur dhe është shndërruar menjëherë në temën kryesore të diskutimit.
Në këtë tryezë tradicionale, të ftuar ishin personalitete të njohura: Pleqnari nga komuniteti i krishterë, Mark Berisha, Maliq Ismajli nga Monopolci, si dhe grupi folklorik i drejtuar nga Fehmi Kastrati.
Momenti kulmor dhe më tronditës i mbrëmjes ndodhi kur pleqnari Mark Berisha, në prani të të gjithë të ftuarve dhe audiencës, ka thënë shehadetin, duke i lënë të pranishmit pa fjalë dhe duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
