Agim Ademi për emërimin e një trajneri kosovar në kombëtare: S’jemi në pozitë për të provuar gjëra

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka adresuar mundësinë e emërimit të një trajneri kosovar në krye të Kosovës.

“Secili e ka të drejtën e kandidimit, por gjithsesi duke i plotësuar kriteret dhe duke e njohur veten. Secili duhet ta njohë veten sepse nuk është dështimi nuk jemi në pozicion më me provu gjëra. Tash jemi në atë pozicion që me ditë se çfarë duam në secilin trajner që bëhet”, ka thënë Ademi në Klan Kosova.

“Ëndërr e jona është ta bëjmë një trajner kualitativ vendor. Për të gjitha gjanat, ne po mundohemi me çdo kusht ligës vendore, trajnerëve edhe krejt me edukim dhe të gjitha, por te puna e ekipit A nacional, është drejt për së drejti prezantim i shtetit në nivelin ma të lartë.

“Te A-ja me këdo që flasim, me këdo që e caktojmë trajner, jemi shumë të saktë dhe shumë të qartë. Janë tri komponentë. Komponenti i parë është sa na njeh, sa i njeh lojtarët tonë, secili trajner që vjen. Normalisht, favorizohen vendorët se i njohin ma mirë”.

“Cila është CV-ja e tij, karriera e tij ndërkombëtare nëse është e tillë, edhe pjesa tjetër është ekonomike. Nuk jemi ne federatë fortë, e madhe, me marrë trajnerë milionësh”.

Ademi ka thënë që po ka shumë interesim edhe nga emra të mëdhenj që të bëhen selektorë të Kosovës, dhe se deri tash diku 27-28 trajnerë kanë konkuruar në FFK.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights