Në emisionin e kësaj jave të “Kojshia Show”, të ftuar ishin Kreshnik Osmani, kryetar i Partisë Lëvizja Atdheu, dhe teologu i njohur Mustafa Bajrami.
Gjatë diskutimit për zhvillimet politike dhe gjeopolitike, Osmani ka bërë një deklaratë që tërhoqi vëmendje, duke folur për raportin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe për rolin e Dejona Mihajlit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë e dua fort Albin Kurtin”, është shprehur Osmani, duke shtuar se, në rast se do të kishte mundësi ta takonte, do ta pyeste se çfarë roli ka Dejona Mihajli në partinë e tij.
Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për afrimin e saj me Greqinë, duke vënë në dukje deklaratat e vazhdueshme nga qarqe greke lidhur me çështjen e Vorio Epirit, të cilat ai i konsideron sulme ndaj Shqipërisë.
Deklaratat e Osmanit u bënë në një diskutim më të gjerë me Mustafa Bajramin, ku u trajtuan edhe zhvillimet politike dhe gjeopolitike në rajon.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë.
