Panik në avionin drejt Tiranës, alarm për bombë!

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar pasagjerët e një avioni të kompanisë Ryanair, që po udhëtonte nga Manchesteri drejt Tiranës, pasi gjatë fluturimit është ngritur alarmi për praninë e një bombe në bord.

Sipas informacioneve, pasagjerët kanë zbuluar shënime të dyshimta në letrat e tualetit të avionit, ku paralajmërohej se brenda tij ndodhej një bombë. Mesazhet kanë shkaktuar shqetësim dhe tension mes udhëtarëve.

Avioni ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, ku janë kryer kontrollet përkatëse nga autoritetet. Policia ka konfirmuar se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes dhe se alarmi ka rezultuar fals.

Ky është rasti i parë i raportuar që vala e alarmeve për bomba në avionë dhe aeroporte prek edhe Shqipërinë. Fatmirësisht, ngjarja ka përfunduar pa pasoja për pasagjerët.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME