BNE paralajmëron tri projekte të mëdha, ja çfarë do të prezantojë nga 15 nëntori

Organizata e njohur e esports-it, BNE, ka paralajmëruar një seri zhvillimesh të reja që do të prezantohen gjatë tri ditëve të ardhshme, duke synuar zgjerimin e aktiviteteve të saj dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin e lojtarëve dhe krijuesve të përmbajtjes.

Nën moton “Vizioni ynë. E ardhmja nis tani!”, BNE ka publikuar një kalendar me tri iniciativa që do të prezantohen nga 15 deri më 17 nëntor.

Më 15 nëntor, organizata do të prezantojë Hooligans Program, të cilin e përshkruan si një program të ri që sjell energji dhe mundësi të reja.

Një ditë më vonë, më 16 nëntor, do të prezantohet BNE Collective & Network, një projekt që synon krijimin dhe zgjerimin e një rrjeti streamer-ash. Përmes kësaj nisme, BNE synon të ndërtojë një komunitet më të madh dhe më të fuqishëm të krijuesve të përmbajtjes.

Ndërkaq, më 17 nëntor, është paralajmëruar prezantimi i BNE Academy & FACEIT Path to Pro, një iniciativë që synon t’u hapë rrugë drejt profesionizmit talenteve të reja në esports.

Ky projekt pritet të jetë veçanërisht interesant për lojtarët që synojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të avancojnë drejt niveleve më të larta të garave profesionale.

BNE ka bërë të ditur se këto tri iniciativa janë vetëm fillimi i planeve të saj për të ardhmen, duke paralajmëruar zhvillime të tjera.

“BNE po ndërton të ardhmen. Dhe ju jeni pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Detaje të tjera rreth funksionimit të programeve dhe mënyrës së pjesëmarrjes pritet të bëhen të ditura gjatë prezantimeve.

Videon e gjeni KETU

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME