Vesa konfirmon se është në lidhje?

Njëra prej Personazheve të “Big Brother VIP Kosova 2” që vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes është Vesa.

Ajo për shkak të shpalosjes së një pjese të jetës së saj personale për një kohë të gjatë ka qenë temë diskutimi, mirëpo, ende vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Vesa kishte “plasuar” bombën lidhur me të kaluarën e saj me futbollistin e njohur, Mërgim Berisha.

Vesa kishte hedhur akuza ndaj Berishës dhe shoqes së saj të ngushtë, të cilët i akuzoi se e kanë tradhëtuar.

Megjithatë, tani duket se Vesa e ka mbyllur këtë kapitull të jetës.

Ajo ka shuar dilemat nëse është në lidhje apo jo me vetëm një fotografi në “Instagram Story”.

Vesa ka postuar një portret të saj, duke shkruar një fjali të shkurtër dhe shumë domethënëse: “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights