Rritet frika e asteroidit që mund të godasë Tokën në vitin 2032, zbulohen 8 qytetet më të rrezikuara

Frika për një mundësi të përplasjes së një asteroidi me Tokën në vitin 2032 është rritur ndjeshëm, ndërsa NASA ka konfirmuar se shanset që asteroidi “2024 YR4” të godasë planetin tonë janë 2.3%. Ky asteroidi, që ka madhësinë e kullës së famshme të “Big Benit”, do të kalojë mbi disa nga qytetet më të populluara në botë, sipas të dhënave të fundit nga NASA.

Asteroidi 2024 YR4, i cili aktualisht ka një shans 2.3% për të goditur Tokën më 22 dhjetor 2032, është duke u konsideruar si kërcënimi më i madh nga hapësira në më shumë se dy dekada. Gjatë kalimit të tij, ai do të shtrihet mbi një korridor të rrezikut që përfshin zonat nga Oqeani Paqësor dhe Amerika e Jugut deri në Oqeanin Atlantik, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Cilat janë qytetet më të rrezikuara? Në këtë trajektore, asteroidi pritet të kalojë mbi disa nga qytetet më të mëdha dhe më të populluara në botë.

Përfshihen qytetet: Bogotá Abidjan Lagos Khartoum Mumbai Kolkata Dhaka

Vetëm zona urbane e këtyre qyteteve ka një popullsi të kombinuar prej mbi 110 milionë banorësh, që përbën një rrezik të madh për jetën njerëzore në rast të përplasjes.

Potenciali shkatërrues i asteroidit Astronomët kanë llogaritur se energjia e lëshuar nga përplasja e asteroidit do të jetë e barabartë me 8 milionë tonë dinamit, që është afërsisht 500 herë më e fuqishme se bomba atomike që u hodh mbi Hiroshima në vitin 1945.

Përpjekjet për parandalimin e goditjes nga asteroidi NASA ka testuar me sukses disa teknologji për devijimin e asteroidëve, përfshirë misionin DART të vitit 2022, ku një asteroid dy herë më i madh se “2024 YR4” u ridrejtua. Një tjetër test i tillë do të kryhet nga Kina në vitin 2027, për të studiuar mundësitë e devijimit të një asteroidi më të vogël.

Agjencitë hapësinore ndërkombëtare janë duke u angazhuar për të zhvilluar masat e emergjencës për të shmangur një përplasje të mundshme. Dy grupe reagimi të miratuara nga OKB-ja janë tashmë duke punuar për të ngushtuar trajektoren e asteroidit dhe për të zhvilluar mundësi të mundshme për ndërhyrje.

Vëzhgimi i asteroidit vazhdon NASA ka po ashtu planifikuar të përdorë teleskopin më të madh të krijuar ndonjëherë, për të vëzhguar më në detaje trajektoren dhe madhësinë e asteroidit. Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s do të vëzhgojë asteroidin në mars 2025, për të mbledhur më shumë informacion dhe për të përditësuar përllogaritjet mbi probabilitetin e një përplasjeje.

Shkencëtarët po vazhdojnë të monitorojnë orbitën e asteroidit, dhe mund të ketë zhvillime të reja që do të përcaktojnë më qartë rrezikun e një përplasjeje, ndërkohë që mundësia e ndonjë shpëtimi të mundshëm nga goditja do të varet nga reagimi i shpejtë i agjencive hapësinore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here