Sa ujë duhet të pimë në ditë?

Shumica e njerëzve nuk pinë ujë të mjaftueshëm. Edhe pse nuk është mirë, është gjithashtu një gabim i madh ta teproni me ujin.

Sipas Marjan Moghaddam, mjeke e mjekësisë familjare, marrja e pamjaftueshme e ujit mund të shkaktojë dhimbje koke, kapsllëk, lodhje, lëkurë të thatë dhe gojë të thatë.

“Ndonjëherë njerëzit ngatërrojnë etjen me urinë dhe hanë më shumë, por në fakt ata thjesht duhet të pinë më shumë”, pohon ajo.

Nga ngjyra e urinës, mund të dallojmë nëse pimë mjaftueshëm ujë. Healthline thotë se urina e shëndetshme ka ngjyrë të verdhë të lehtë. Nëse është e verdhë e errët, nuk marrim mjaftueshëm lëngje.

Sa ujë duhet të pimë në ditë?

Udhëzimi i përgjithshëm është se ne kemi nevojë për gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë, duke përfshirë çajin dhe kafen. Por dietologia Amy Goodson për New York Post pretendon të kundërtën.

“Është e vërtetë që shumë faktorë ndikojnë në sasinë e ujit që ju nevojitet, duke përfshirë moshën tuaj, gjininë, nivelin e aktivitetit dhe shëndetin e përgjithshëm. Për gratë, sasia totale e ujit është rreth 11.5 gota në ditë dhe për burrat rreth 15.5 gota. Megjithatë, këto përllogaritje përfshijnë lëngjet e konsumuara nga ushqimi dhe pijet. Marrë këtë parasysh, gratë kanë nevojë për rreth nëntë gota lëngje në ditë dhe burrat kanë nevojë për rreth 13 gota për të zëvendësuar sasinë e ujit të humbur”, tha Goodson.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here