Shaban Syla zbardh përgjimet që pretendohet se faktojnë fabrikimin e dëshmive kundër krerëve të UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Syla, njëherësh kushëriri i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka zbuluar disa audioincizime që sipas tij faktojnë fabrikimin e dëshmive për themelimin e Gjykatës Speciale të Hagës. Gjatë një interviste në emisionin “Kojshia Show”, Syla ka publikuar përgjime ku dëgjohen biseda mes Nazim Bllacës dhe Hysni Ramës, të cilat sipas tij dëshmojnë montimin e proceseve gjyqësore kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

​Sipas pretendimeve të bëra publike gjatë emisionit, bisedat e përgjuara shpërfaqin diskutime për koordinim dhe prodhim të dëshmive të rreme me qëllim inkriminimin e krerëve të UÇK-së. Syla ka theksuar se këto materiale audio përbëjnë dëshmi direkte për mënyrën se si janë orkestruar deklaratat që i shërbyen më pas ngritjes së akuzave nga Dhomat e Specializuara.

​Ky zhvillim vjen në një kohë kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së. Pretendimet e shpalosura në këtë intervistë i shtohen debatit mbi vërtetësinë dhe bazueshmërinë e dëshmive që janë përdorur nga organet e akuzës gjatë ndërtimit të rasteve ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë të emisionit, ku transmetohen audioincizimet e publikuara dhe deklaratat e plota të Shaban Sylës:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME