Parashikimi i frikshëm/ Studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050

Fakti, që antibiotikët nuk funksionojnë, po bëhet një problem gjithnjë e më i madh. Sipas një studimi deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vetë mund të vdesin nga mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve.

Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vdekje në mbarë botën. Në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë së paku një rol. Në këtë rezultat arriti studimi i një ekipi hulumtuesish të udhëhequr nga Christopher Murray nga Universitetiy of Washington në Seattle.

Studimi përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”. Të qenët në gjendje për të vlerësuar zhvillimet e ardhshme, është thelbësore për kundërmasat, të cilat shpëtojnë jetë, tha Mohsen Naghavi nga University of Washington, një nga autorët kryesorë të studimit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here