Por edhe varr nuk do ketë për mua
Varri im është loti, shiu, deti…
Kur të vdes unë do të vijë pranvera
Dallëndyshet do vinë, unë do iki
Lulet do çelin, unë do shuhem
Por vdekja ime do jetë e bukur
Do vishem atë ditë të fundit
Me një fustan blu, me lule dallgësh
Unë isha një jetë ‘zonja me të zeza’
Qante mbi trupin tim lulja për lulen
Fati im ishte një degë e thyer nga brenda
Natën dilja në kopsht lakuriq
Ulesha në stol, nën shi, në vetmi
Shuaja një zjarr që m’vlonte në gji
Krahë meje ulej silueta jote
E puthesha me një hije në shi
Me qumshtin e gjinjve të mi
Ushqeva fëmijë jetimë
Dashurova deri në pafundësi te pamundësisë
Gjurmët e mia; janë vetëm ca shkronja
Herë mbi letër, herë mbi rërë
Herë me gjak mbi hi të zjarrit tim
Kur të vdes unë, hirin do ma hedhin në det
Nuk dua nëntokë unë, jeta ka errësirën e vetë
Do fluturojnë pulëbardhat mbi varrin tim
Në breg të dallgëve të varrit ti pa emër
Do puthen plotë pasion të dashuruarit
Mbi breg të tij do shkruajnë ata ‘Love you’
Do hapin një shishe vere e do dehen
Do bëjnë dashuri në perëndim
E hëna, loti im i ndezur do ju ndrijë në sy
Artistët do vendosin një piano
Mes valëve do luajnë Waltz Rain Chopin
Aty, në fund të detit do marr dhe ty
Si një kujtim i përjetshëm, si deti Jon(ë) në sy